Orari i ri i qarkullimit për furnitorët ka filluar të zbatohet tashmë e disa ditë, orar ky i cili vlen vetëm nga ora 10:00 deri në orën 15:00 dhe 18 deri në 7:00 ;.
Në redaksinë e gazetës Neutral.al kanë ardhur disa fotografi ku shihet se furnizimi i marketeve po krijon tollovi në kryeqytet.
Kujtojmë se Dhoma e Tregtisë ka rënë dakord me komunën e Prishtinës për orarin e ri të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste.
/Gazeta Neutral.al/