Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se 471 qytetarë kanë konvertuar në RKS veturat e tyre përbrenda katër ditësh.
“Qytetarët tanë i janë përgjigjur pozitivisht vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për regjistrimin e veturave nga targat ilegale në targa RKS, duke regjistruar 471 vetura për 4 ditë. Kjo pasi që sot në veri nuk janë më të plotfuqishëm kriminelët si Milan Radojçiq, Llune, Mami, Rusi e të ngjajshëm”, ka thënë Sveçla në ‘Facebook’.
Siç thotë Sveçla, në katër komunat veriore po shërbejne zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe jo grupeve terroriste.
“Shteti nuk gjunjëzohet nga banditët e as nga grupet kriminale edhe atëherë kur grupe të mirëorganizuara e mbështetura nga Qeveria e Serbisë synojnë terrorizimin e qytetarëve, cënimin e integritetit dhe sovranitetit të vendit tone”.