Shqiptarët duan fëmijë të mirë dhe të edukuar, por më pak fetarë!

Sjellja e mirë dhe e edukuar për fëmijët e tyre është më e rëndësishmja për shqiptarët. Këtë tregon matja e fundit që ka bërë Barometri mes 1000 intervistave të realizuara ballë për ballë me qytetarët.

69.7% e tyre e rendisin sjelljen e mirë dhe të edukuar të parën. Menjëherë më pas me 54.9%, shqiptarët, konsiderojnë me rëndësi fëmijët e përgjegjshëm. Ndërsa fëmijë me sjellje tolerante dhe me respekt për të tjerët, renditet e treta për me 43.4%.

41.3% e shqiptarëve konsiderojnë se “të punuarit shumë” është një tjetër sjellje me rëndësi që fëmijët e tyre duhet të kenë, ndërkohë që 31.3% e tyre “pavarësia për fëmijët” është me rëndësi. 17.5% e qytetarëve konsiderojnë me rëndësi “Vendosmërinë” si sjellje që duhet të kenë fëmijët e tyre. Pas vendosmërisë, 11.6% e shqiptarëve konsiderojnë me rëndësi që fëmijët e tyre të jenë “kursimtar”.

10.4% e shqiptarëve janë shprehur se sjellje me rëndësi për fëmijët e tyre është që ata të jenë të bindur. 8% të mos jenë egoistë, ndërsa 5.4% e tyre konsiderojnë me rëndësi që fëmijët e tyre të kenë imagjinatë/kuriozitet. Vetëm 4.4% e shqiptarëve mendojnë se të qenët fetar/praktikant është me rëndësi për fëmijët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *