Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Ajo po vazhdon të marrë vëmendje të madhe çdo ditë e më shumë në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për modelen dhe ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura.

Ndonëse është një personazh mjaft i ndjekur dhe tejet aktive në Instagram, ajo nuk heziton të ndajë postime të ndryshme.

Kësaj radhe, bukuroshja nga Drenica ka publikuar disa video e fotografi duke bërë fli në veshje tradicionale.

E njëjta tashmë e ka treguar se është e apasionuar pas ushqimit dhe gatimeve të ndryshme.

Sa i përket kësaj, ajo edhe gjatë kohës që ishte në Big Brother, ishte njëra ndër të vetmet që përgatiste gjithmonë për konkurrentët e tjerë.

Xhuli në ndërkohë po vazhdon të jetë shumë e angazhuar edhe me projekte të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *