Këngëtari Labinot Tahiri ka qenë i ftuar në podcastin “Dheze Mikrofonin” ku ka folur për mënyrën sipas tij të gabuar të menaxhimit të karrierës nga kolegët e tij, shkruan Nutral Bizz.
Labi, tha se karriera nuk mbahet me skandale e aq më tepër të përdoret familja. Këngëtari i cili së shpejti shënon 30-vjetorin e tij në skenën muzikore, thotë se asnjëherë nuk e ka përdorur familjen e tij, për të shkaktuar skandale në skenën muzikore dhe për të qenë i përfolur në media,
“Unë nuk boj shoë me familje. Me qenë in që po thojnë gazetat me shkru, he sa skandalin kom mujt me bo. Para ktyne të Tik Tok që po dalin që po shajnë, unë kom sha live në Facebook si artist. Më kanë thirr në emisione qaq shumë shikueshmëri kam pas në facebook. Edhe kah gjysmë milioni ndjekës real shqiptar i kam në Facebook, edhe rastet humane i kryj gjithcka në FB”, thotë Labi.
Ai shton se karriera nuk mbahet me skandale dhe për më tepër, shton se publiku i penalizon këto veprime.
“Nuk kam hy kurrë me bo ndonjë skandal, ekstra. Mendoj se karriera nuk mbahet me skandale, duhet me u rujt prej skandaleve…. Edhe tash po më bjen fama e të bëj nesër skandal me bashkëshorten ose dicka të tillë.. publiku i penalizon këto raste. Pastaj edhe me fëmijë… është e rëndë kjo”.
Ndryshe, podcastin “Dheze Mikrofonin”, i ideuar dhe udhëhequr nga producenti Bini Diez, mund ta ndiqni cdo të mërkurë në ora 20:00.
Podcasti transmetohet në YouTube dhe Facebook.