Drejtori i Operativës dhe menaxheri i Transportit në “Trafikun Urban”, Mentori Isufi, tha se vendimi për ndryshimin e linjave është marrë për shkak të mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” dhe shtrirjes në pjesë të tjera të qytetit, ku nuk kanë operuar.
Sipas tij, nga dita kur e kanë marrë vendimin kanë pranuar 20 ankesa nga qytetarët që e përdorin linjën 1. Por ai sqaron se për këto ndryshime ndërmarrja ka marr edhe shumë lëvdata nga qytetarët. Isufi ka thënë se me mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush”, janë ballafaquar me shumë problem.
“Saktësisht nga e hëna kemi filluar që me i zbatuar vendimin e kryetarit Rama, për ndryshimin e disa linjave, nuk janë një numër i madh i ndryshimeve. Arsyeja e ndryshimit të këtyre linjave pikërisht është një prej arsyeve kryesore të cilët krejt qyteti i Prishtinës ka qenë një farë jo të kënaqur me mbylljen e rrugës ‘Xhorxh Bush’. Kur është mbyllur rruga ‘Xhorxh Bush’, në të parët kemi qenë të prekur sepse ne e kemi një transport publik dhe ne jemi ballafaquar me shumë telashe dhe problem të cilat i kemi rregulluar”, tha ai.
“Ne në çdo ndryshim pak si vështirë i pranojmë ato ndryshime në qytet. Por ne i kemi pranuar nga e hënë 20 ankesa, ankesat kanë qenë sidomos për linjën 1. Mirëpo ata e kanë një zgjidhje ne e kanë biletën ditore e cila është 80 cent dhe ajo shfrytëzohet për të gjithë linjat e trafikut urban. Tekë ndërtesa e KEDS, aty është nënë kalimi është edhe stacioni ku mund të ndalen 1, ky nënkalim në pjesën tjetër ka 3 dhe 4, pra dy linjat e tjera me të cilat është e pamundur me prit se 3-4 minuta dhe e shfrytëzon autobusin për me vazhduar në pjesën tjetër. Ne e kemi menduar edhe një zgjidhje për ta, por nëse ju bien që me lëviz nga autobusi në autobus ata e kanë pranuar pak jo mirë këtë ndryshim pro besoj që do të mësohen edhe mandej do ta kuptojnë se më të vërtetë është e qëlluar”, tha ai.
Drejtori Isufi tha se sa i përket ndryshimit të linjës 1, pas mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” rruga “Robert Doll” ka qenë e bllokuar, prandaj edhe janë bërë këto ndryshime, madje kjo linjë vazhdon deri te “Rruga B”.
“Rruga ‘Robert Doll’ ka qenë shumë e ngarkuar me mbylljen e kësaj rrugë edhe aty ne e quajmë fyti ku takohen edhe veturat edhe autobusët edhe të gjithë. Për me liruar atë pjesë të rrugës dhe për me dhënë një shërbim edhe me zgjatur linjën edhe një pjesë e qyteti që është Rruga B që nuk ka qenë e përfshirë që sa vite. Komuna kanë marr vendim që të shtohet linja nga Fakulteti Teknik dhe të vazhdoj deri tekë qendra tregtare ‘Royal Mall’, ku përballë zyrë është pika B. Arsyeja është që me e shkarkuar atë rrugë, për me e dhënë një shërbim qytetarëve të pjesës tjetër që kanë qenë jashtë. Edhe për me e ngrit cilësi edhe më tepër për shërbim ndaj qytetarëve. Jemi duke folur për linjën numër 1, numri 1nuk kalon më nëpër ‘Robert Doll’, mandej është Pallati i rinisë dhe qendër dha kah rruga ‘Agim Ramadani’, por tash vazhdon drejtë tekë semaforët kryesorë të qytet, mandej të mensa e studentëve vazhdon deri tekë Fakulteti Teknik, tash është shtyre deri në atë pjesën ku kemi shumë lëvdata edhe janë të kënaqur edhe ajo pjesa e qytetit që ka qenë jashtë transporti publikë”, tha ai.
Ai tha se me këtë rast qe një muaj është rikthyer edhe linja 19 e cila përfshinë Graçanicën.
“Tjetra linjë që është shtuar është linja 3C, me të cilën ne e kemi shty vetëm një pjesë diku afër një kilometër shkuarje edhe vajte, tash dy anët ju ofrojmë shërbime qytetarëve me këtë linjë. Edhe aty janë shumë të kënaqur. Tjetra linjë e cila ka filluar që një muaj e gjysmë, që është rikthyer linja 19 e cila përfshinë Graçanicën edhe kthim, ajo ka ekzistuar përpara dhe kjo vetëm është rikthyer”, tha ai.
“Trafiku Urban” ka filluar zbatimin e vendimit të Komunës së Prishtinës për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.