Disa persona gjuajnë me armë në një lokal në Moskë, raportohet për të vdekur e plagosur

CNN po raporton se pesë persona të armatosur e të veshur me veshje kamuflazhi kanë hapur  zjarr me armë automatike ndaj personave që gjendeshin  në sallën e koncerteve në Moskë, Crocus City Hall pranë Moskës. Sipas raportimeve ka të vdekur dhe të plagosur në këtë incident, përcjell Gazeta Express.

Nuk ka ende informacione të sakta për numrin e personave që kanë vdekur dhe plagosur.

“Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur sot në qendrën tregtare Crocus City,” tha kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin.

“Më vjen keq për të dashurit e viktimave”.

Sobyanin tha se e gjithë ndihma e nevojshme do t’u ofrohet të lënduarve gjatë incidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *