Julia Ilirjani i jep fund rrugëtimit në Big Brother VIP 3. Mes Eglës, Liamit, Rozës, Rikes, Ilnisës dhe Julias, kjo e fundit është larguar si personi më pak i votuar nga publiku në televotimin e hapur të martën e shkuar me pyetjen: “Kë doni të shpëtoni?”
Për daljen e Julias u shpreh i prekur Jetmiri, Ilnisa dhe Meritoni.
Ndërkaq, me nota sarkastike e ka pritur Egla, e cila nisur edhe nga debatet e herëpashershme e përcolli te dera e kuqe duke i thënë “suksese me kauzat”. Nga ana tjetër, Erjola zgjodhi pikërisht këtë moment për të kompensuar sjelljen e Ilnisës ndaj saj kur doli Ledjona. “Ja se si është të të iki edhe ty një person i afërt sepse talleshe me të qarën time për largimin e Ledjonës”– i tha moderatorja Ilnisës.
Ledjoni: Julia, pse mendon se publiku të votoi ty për largimin nga shtëpia?
Julia: Më duket e çuditshme që dola. Unë kam shumë vite që jam larguar nga Shqipëria dhe e kam humbur pak shpejtësinë e rrotullimit të fjalëve, që çfarë them tani nuk e them pastaj. Loja ime ishte qetë dhe qytetare. Duke qenë se jam shqiptare dhe nga Tepelena, ndonjëherë më zien gjaku. E kam fjalën për reagimet e Eglës në shtëpi. Ajo sillet shumë keq në shtëpi.
Ledioni: Po, por Ledjona, një tjetër banore që doli nga shtëpia tha që dua që Big Brotherin ta fitojë Egla. Ishte një reagim shumë i nxehtë, duke e parë si lojtare sapo ajo doli nga shtëpia. Si mund të rrinë bashkë të dyja mendimet?
Julia: Edhe pjesët komike në teatër kanë një personazh negativ. Egla është aty sepse është personazhi negativ që i duhet lojës, por kjo nuk e bënë atë fituese.
Ledioni: A ka ndikuar ngjarja me cigaret për të dalë jashtë?
Julia: Po jo nuk kisha ndonjë pretendim unë për të qëndruar gjatë në Big Brother, ka nga ata që kanë hyrë që nga dita një dhe unë nuk bëj thashetheme dhe skuthlliqe për të qëndruar. Atë që keni parë aty është 97% edhe Julia jashtë.
Arbri: Kush e fiton Big Brotherin?
Julia: Në këto momente që flasim, Meritoni.
Në fund me nota ironie, Ledjona i tha Julias që “më vjen shumë mirë që dole sepse Eglën e nxorre dhe të gjithë burrat i nxorre gjithashtu”.