Aksident me fatalitet në Bresje, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë më saktësisht në Bresje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëësi i Policisë, Baki Kelani.

“Me datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF”, ka thënë Kelani per rtv21.

Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, Kelani tha se janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtar të lart nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *