Kader Kicaj, reagon pas daljes nga BBVK

Pas një periudhe të ndjeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj është përcjellur nga një flluskë emocionesh dhe mirënjohje pas daljes së saj nga ky format tashmw i njohur.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, ajo ka shprehur përjetimet dhe ndjenjat e saj të pashlyeshme pas kësaj eksperience të jashtëzakonshme.

“Nuk po mund të besoj sytë se sa shumë dashuri jam duke matur! Një eksperiencë e pa harrueshme, emocione të pa zëvëndësueshme. Ky format do të mbetet gjatë në mendjen time,” shkruan Kader Kicaj, duke ndarë një foto të saj me një ekspresion të lumtur.

Ajo vazhdon me falënderimin: “Dua ti falenderoj të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim, familjen, njerëzit më të afërt, e sidomos të gjithë ata që më votuan e qëndruan me mua 24/7 para ekranit, nuk do t’ju zhgënjej, ju jam tërë jetën mirënjohëse.”

Mesazhi i saj përfundon me një thirrje pozitive për ndjekësit: “Qëndroni pozitiv, duajini më të dashurit tuaj dhe kurr mos hiqni dorë nga ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Kaderi ju don shumë.” Ky postim ka shkaktuar një reagim të madh dhe mbështetje nga ndjekësit, duke shpërndarë dashuri dhe frymë pozitive pas largimit të saj nga shtëpia e BBVK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *