Përfundon takimi i Lajçakut me Petkoviqin

Ka përfunduar takimi në Bruksel midis të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, raporton N1.

Më vonë, pritet të ketë edhe një takim trepalësh.

Ky është takimi i tretë midis kryenegociatorëve dhe i katërti midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes, që lidhet me transferimin e mjeteve financiare nga Serbia për qytetarët serbë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *