Vdres gruaja nga Presheva e cila u plagos nga burri i saj

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u plagos më 8 mars nga të shtënat me armë nga burri i saj.

Plagosja ndodhi pranë pikës pagesore në Preshevë.

30-vjeçarja V.J. ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Nish, shkruan Blic. Më 8 mars ajo ndodhej në veturë me targa të Maqedonisë së Veriut.

Në veturë ishte edhe shtetasi i Maqedonisë së Veriut, në një moment pasagjerja doli nga vetura dhe nisi të ikë, me çrrastë burri doli dhe gjuajti disa plumba, ndërsa më pas vrau edhe veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *