Javën e parë të nëntorit, Kosova është përfshirë nga moti më shi e kohë pas kohe me erëra të forta.
Gjatë së dielës, në disa qytete janë shkaktuar dëme si pasojë e erërave.
Drita Kadriu, drejtoreshë e SHFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar, ka njoftuar se kulmi i shkollës është dëmtuar.
Pas njoftimit, kanë intervenuar zjarrfikësit dhe policia.
Ndërkaq për shkak të kësaj, mësimi gjatë ditës së hënë nuk do të zhvillohet.
“|Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të SHFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar, Për arsye se erërat e forta e kanë hequr pjesën më të madhe të kulmit të shkollës, ju njoftojmë se mësimi nesër nuk do të zhvillohet. Për hapat e mëtejme do të ju njoftojmë me kohë përmes menaxhimentit të shkollës”, tha ajo.
“E falënderoj policinë e Kosovës si dhe zjarrfikësit për intervenimin e tyre. Gjithashtu e falënderoj edhe sekretarin e shkollës dhe stafin teknik që me përkushtim profesional në këto situata të vështira për shkollën ishin në shkollë në krye të detyrës”, tha Kadriku.
Erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në Prishtinë.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar se ekipet përkatëse kanë dalë në terren për të bërë sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër./Telegrafi/