Aktivisti i VV-së nga Mitrovica djeg kartelën e anëtarësimit për 1 Maj: Jam i zhgënjyer

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Arsim Musa ka dhënë dorëheqje nga partia si shenjë pakënaqësie nga qeverisja e Albin Kurtit.

Musa ka pritur 1 Majin, ditën e Punëtorëve që të djegë kartelën e anëtarësisë dhe ka njoftuar se ka hequr dorë nga kjo parti.

“Edhe unë si qytetar i Mitrovicës së Jugut kam menduar se do ketë ndryshime por si po shihet nuk do ketë ndryshime. Paga të vogla ngritje çmimesh Rryma 104% Shporta familjes e rënduar pensione të vogla. Qeveria e Kosovës thotë se ka rrezik për luftë. Gëzuar 1 Maji pa  Vetëvendosjen, Albanologj. Rrena, Mashtrime,e çka tjetër”, tha ai për Insajderin.

Arsim Musa ka dërguar edhe pamje nga kartela e djegur:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *