Escobar: Patëm diskutim të mirë me Kurtin, më premtoi se do t’i shqyrtojë propozimet e mia

Emisari amerikan Gabriel Escobar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka treguar se kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e dinarit.

Escobar ka thënë se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *