Vihet gurthemeli i Qendrës Rezidenciale për të moshuarit në Podujevë, bashkëfinancim i “Jetimave të Ballkanit” dhe Komunës

Në Podujevë sot u vu gurthemeli i Qendrës Rezidenciale për të moshuarit, projekt ky në vlerë 2.5 milionë euro bashkëfinancim nga Komuna e Podujevës dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Kryeministri Albin Kurti, i cili ishte pjesë e ceremonisë që u mbajt ditën e premte, së bashku me kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe humanistin Halil Kastrati, tha se për pleqtë duhet të kujdesemi si për fëmijët.

Kreu i Qeverisë bëri të ditur se kjo qendër do të ketë 2700 metra katror dhe për këtë investim janë dhënë 530 mijë euro nga shteti dhe nga organizata “Jetimat e Ballkanit” janë dhënë 2 milionë euro.

“Jemi këtu me kryetarin Podujevës dhe me veprimtarinë e shquar sociale Halil Kastratin, që të vëmë gurthemelin e Qendrës Rezidenciale për të moshuar, e cila do ta ketë sipërfaqen 2,700 metra katror.  530 mijë euro janë investim nga shteti nga Komuna, ndërkaq investim i organizatës ‘Jetimëa e Ballkanit’ janë 2 milionë euro. Kjo Qendër Rezidenciale për të moshuar do ta ketë parkun, do ta ketë fizioterapinë por gjithashtu do ta ketë edhe kujdesin primar shëndetësor”, tha ai.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se në këtë qendër do të kenë mundësi që të marrin shërbime rreth 100 të moshuar.

Ai falënderoi bamirësin Kastrati për kontributin që është duke e dhënë për këtë kategori të shoqërisë.

“Kjo është një shenjë që po tregojmë përveç investime që po i bëjmë në infrastrukture publike shkollore, është radha të mendojmë edhe për këtë kategorie të moshuarave. Këtu do të kenë mundësin qe te marrin  shërbime përafërsisht 100  të moshuar brenda ditës. Ketë rast e falënderoj bamirësin ton Halil Kastratin për krejt ketë  ndihmë që po bënë në komunën tonë ne kategorinë e të moshuarave”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *