Në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”, u arrestua Lis Bekaj, banues në Prishtinë.
I riu u kap në afërsi të pallatit “Asllan Rusi”, teksa transportonte armë zjarri, të cilat i kishte sjellë në Shqipëri për ti shitur tek persona të tjerë.
“Gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW”, që 20-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dy armë zjarri pistoleta, me krëhër e municion luftarak, të cilat i kishte sjellë në Shqipëri për ti shitur tek persona të tjerë”, njofton policia.
Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe aparatin celular të 20-vjeçarit.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.