Vendosen autobotet për furnizim të qytetarëve me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sot njoftoi lidhur me autobotet që janë vendosur në disa lokacione, ku qytetarët mund të furnizohen me ujë të pijshëm.

Kjo pasi gjatë ditës së djeshme kjo kompani kishe njoftuar se është vënë re ngritje e prezencës së Manganit ne burimin e ujit (Liqeni Badovc) dhe me rekomandim të IKSHPK-së uji nuk rekomandohet për pije dhe për gatim, deri në njoftimin e radhës.

Siç njofton KRU “Prishtina”, autobotet deri më tani janë të stacionuar në Hajvali, Kishnicë, rrugën Muharrem Fejza dhe Graçanicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *