Shitja e produkteve me afat të skaduar apo edhe me cilësi të dyshimtë, vazhdon të jetë pjesë e tregtisë në Kosovë.
Rrjetet e mëdha të marketeve në Kosovë jo rrallë herë janë në qendër të vëmendjes për shkelje të ndryshme.
Madje, disa prej tyre mbajnë edhe produkteve me afat të skaduar.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në Gjilan, saktësisht në piken e “Interex 2” në Gavran përballë fakultetit të Edukimit “Kadri Zeka”.
Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të gazeta Neutral, i cili ka shkuar për të blerë disa salçiqe në këtë market dhe ka hasur në salçiqe të cilat kishin qenë me afat të skaduar .
Kujtojmë se konsumatorët shpeshherë kanë hasur në produkte me afat të skaduar, në qendra e mëdha tregtare në Kosovë.
Në Kosovë, Ligji për ushqimin thuhet se “rregullon parimet e përgjithshme dhe kërkesat që kanë të bëjnë me higjienën e ushqimit dhe ushqimin e sigurt”.
Për mashtrimet e konsumatorëve është raportuar shumë herë ndërsa shumë pak janë parë të jenë marrë masa nga institucionet kompetente./Gazeta Neutral/