Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka bërë thirrje që të arrestohet deputetja Duda Balje, pas takimit që ka zhvilluar me Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, lidhur me Projektligjin për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor dhe projektligjin që mundëson martesat e së njëjtës gjini.
Sipas Tërmkollit, kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës dhe se deputetët që kanë marrë pjesë në këtë takim duhet të arrestohen dhe të përgjigjen para organeve të drejtësisë, raporton Express.
“Duda Balje si kryetare e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për të drejtat e njeriut dhe anëtarë tjerë të komisionit paskan mbajtë dje takim me kryetarin e BIK-ut, Naim Tërnavën për të trajtuar projektligje të Kuvendit. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës e cila garanton karakterin laik të shtetit të Kosovës. Sot, këta deputetë do të duhej të arrestoheshin dhe të përgjigjen para organeve të drejtësisë! A ka shtet këtu a çka dreqin po ndodhë me këtë vend?!”, ka shkruar Tërmkolli.