Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar listën e kandidatëve të cilët e kanë kaluar testin me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj të shtetit.
Në mesin 72 personave që e kanë kaluar testin për prokuror të shtetit është edhe vajza e ish-Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumez, Nita, shkruan Gazeta Neutral.
Nita Lumezi, figuron e 24-ta në listën e publikuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Pos saj, në listë i 67-ti figuron edhe Vilson Maloku, djali i Jetish Malokut kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ndryshe, të gjithë këta kandidatë që kanë marrë rezultatet e testit me shkrim, kanë të drejtë ankese prej 3 ditësh nga data e shpalljes të rezultateve.