Përfundon takimi i Lajçakut me opozitën

Ka përfunduar takimi i të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak me përfaqësuesit e partive opozitare.

Pas takimit, Lajçak është larguar nga ambientet e zyrës së BE-së në Prishtinë.

Në këtë takim, PDK-ja u përfaqësua nga kryetari i saj, Memli Krasniqi, nga LDK-ja ishte nënkryetari Lutfi Haziri, ndërsa nga AAK-ja ishte Ramush Haradinaj, kryetar i partisë.

Para liderëve të opozitës, Lajçak ka zhvilluar takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Lajçak po qëndron në një vizitë dyditore në Kosovë, me ç’rast të hënën u takua me zëvendëskryeministrin, Besnik Bilsimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *