Ankohet Anita, thotë se po e ofendojnë: Jam opinioniste flas çfarë të më dojë qejfi

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka folur mbi situatën e krijuar pas komenteve të bëra kundrejt Ganisë, gjatë spektaklit ‘Prime’.

Ajo ka thënë se aktualisht është duke “u ofenduar” pafund nga mesazhe dhe komente të ndryshme në internet.

“S’dua t’i hyj më shumë debatit, sepse komentet janë pafund duke më ofenduar mua, ndërkohë që unë s’jam banore”, ka thënë Haradinaj.

“Unë jam opinioniste dhe unë çfarë të më dojë qejfi im dhe sesi unë e mendoj lojën apo të mbaj balancat mes ofendimeve femrave dhe meshkujve, unë e kam të drejtën për ta bërë”, ka shtuar ajo tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *