QKUK pa WC publike, vuajnë shoqëruesit e pacientëve

Batanijet e jastëkët kanë zënë vend në njërën nga anët e oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke i shndërruar si hapësira pushuese përcjellësit e pacientëve.

Përveç kësaj problematike që sipas familjarëve të pacientëve edhe gjumin e natës ndonjëherë e bëjnë në qiell të hapur në këto kushte, telashe ata kanë edhe me mungesën e tualeteve publike në QKUK.

Shoqëruesit e pacientëve thonë se për nevoja fiziologjike detyrohen të shkojnë në kafiteritë e afërta, njofton Klan Kosova. Kërkesa e këtyre është që të ndërtohen WC publike në qendrën spitalore.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar bënë me dije se bashkë me Komunën e Prishtinës janë në fazën e definimit të pronës së QKUK-së, e më pastaj do të shihen mundësitë eventuale për investime të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *