Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mesditë në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Sali Bajraktari’.
Njësiti i FSK-së ka tërhequr trupin e pajetë i cili ndodhej në një gropë të mbushur me ujë, me thellësi 2-3 metra në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se trupi është dërguar për obduksion dhe se po cilësohet si ‘Hetim i Vdekjes’.
“Është tërheq trupi i pajetë nga gropa në Pejë nga njësit kompetent, ai i FSK-së. Trupi është dërguar për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”, tha Gashi.