Policia e Hamburgut: Dy shqiptarë kanë vdekur dhe një i lënduar rëndë

Në mëngjesin e së hënës në një kantier ndërtimi në Hafer City në Hamburg të Gjermanisë ka ndodhur një tragjike ku kanë vdekur katër persona dhe njëri është lënduar rëndë.

Mediat gjermane raportuan gjatë së martes se tre nga viktimat ishin shqiptarë.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë e Hamburgut për të marrë informacione lidhur me ngjarjen e rëndë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv thuhet se dy nga të vdekurit janë shtetas shqiptarë, e po ashtu edhe njëri nga të lënduarit rëndë i cili është i shtrirë në spitalin e Hamburgut.

“Jemi duke pritur identifikimin e dy personave të tjerë që vdiqën në këtë aksident. Nuk mund t’ju jap ndonjë informacion të mëtejshëm për momentin”, tha në një përgjigje për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Soren Simbal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *