Mbajti një nga konferencat më të zjarrta për media ku doli të zbërthejë një “konspirim” që pretendonte të kishte hetuar ndërmjet fascilituesit evropian, Miroslav Lajçak dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ku njoftoi se u kishte nisur “letër” qendrave perëndimore të botës për t’ua dëftuar se ndërmjetësi “e ka deformuar procesin” duke hequr nga funskioni i tij dhe shndërruar në palë – palë serbe. Kjo duke provuar të jetësonte “vetëm gjysmën e Marrëveshjes Bazike” (i.e) vetëm Asociacionin e Komunavet të banuara me shumicë serbe, ndërsa pjesa tjetër të lihej në…shohim-e-bëjmë.
Kjo letër e Kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurtit, kishte shkuar në tryezën e vetë Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, dhe për të cilën do të shprehej i stërhabitur zëvendësi asistenti i tij i ngarkuar me çështje të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Nuk e dimë pse po e bën këtë”, do t’i thoshte Escobar portalit “The Pavlovic Today”; e ku do të shpjegonte një pjesë të përmbajtjes së çuditshme të shkruar nga Kurti për Uashingtonin zyrtar – por edhe Berlinit, Parisit, Romës dhe Brukselit.
Në atë letër, siç e shpjegonte Esocbar-i, Kurti kishte kapërcyer në dimensione të çuditshme të pretendimeve ku akuzonte Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, si dhe Përfaqësuesin Special të Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se “po koludojnë (kanë marrëveshje të fshehtë) me Rusinë për qasje të anshme kundër Kosovës”.
Pas sulmit paramilitar në Banjskë u pozicionua në atë që pa u sanksionuar Serbia s’ka çka dialogohet dhe se situata është krejt tjetër; e madje do ta nxirrte këshilltarin e tij të argumentojë në KTV përmes një Rezolute ligjërisht të padetyrueshme, që tash “duhet reflektim cilësor, pikënisje dhe qasje e re” nga bashkësia ndërkombëtare dhe ndërmjetësit.
Por, e tëra do të shembej si kështjellë prej rëre kur “Pesëshja Diplomatike” i zbarkoi në zyrë të tij; e të cilëve ua pranoi planin përmes fjalëve “falënderim dhe vlerësim” për planin; por pa treguar se cili është ai plan: e që, në plotni lexohet të jetë kryepremisa e krejt marrëveshjes bazike – themelimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.
Në një bisedë me Nacionalen, anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, na thotë se me zbarkimin e djeshëm të pesëshes diplomatike “e kuptuam se ngjarjet e Banjskës nuk qenkan kurrfarë përmbysjeje për procesin e dialogut”.
E madje edhe tërë sulmin paramilitar në Banjskë dhe politikën që pasoi prapa saj a i e sheh të përkthyeshme si “katalizator” drejt asaj që qëndron pezull në ajr…përe ta sjellur atë në tokë: Asociacionin.
“Vizita e emisarëve do të duhej të hedh dritë mbi kuptimet e shtrembëruara që ne i kemi për diplomacinë. E kuptuam se ngjarjet e Banjskës nuk qenkan kurrfarë përmbysjeje për procesin e dialogut. Kushdo që ka pritur përmbysje duket se e ngatërron politikën e sidomos diplomacinë me kulturën e “djalit t’mirë”. Efekti real i dhunës në shumicën dërmuese të rasteve është ai i katalizatorit. Urgjennca që ajo krijon minimalisht na thotë se kjo status-quo nuk është e qëndrueshme. Prandaj Asociacioni. Sa me shpejt”, thotë Zgjim Hyseni.
Në atë që kërkohet hetim i plotë për zbardhjen dhe përgjegjësimarrjes për sulmin në Banjskë bashkëbiseduesi ynë s’ka asnjë vështrim se kjo mund të peshojë gjë.
Na thotë që “Milan Radojçiq edhe mund të denohet, por efekti politik i ngjarjes së Banjskes do të ndërlidhet me Asociacionin”.
“Janë denuar Mlladiç e Karagjiç, por Republika Srpska është aty, një entitet shtetëror rezultet i nje operacioni gjenocidal”, na thotë Hyseni.
“Sigurisht, paralelja e tërhequr qëndron vetem në dallimin midis diskursit denocues e pasojave juridike për akterët, përkundër efektit politik real që e prodhon një ushtrim dhune. Asociacioni do të jetë autonomi dhe jo Republika Srpska. Edhe Radojçiqi, sado krimimel, është një farsë, një karikaturë e kriminelëve të Bosnjes”, shtoi ai.
Edhe më pak iluzione Hyseni ka në atë se çka tash, por diçka është më ndryshe: “Tash dallimin nuk e bën nënshkrimi, por bërja”.
“Zhvillimet e reja janë së paku 10 vjet të vjetra. Protagonistët kanë ndryshuar, rruga është po ajo. Gjithçka e ka Asociacionin në qendër. Askush më s’mund të thotë se ti e ke pranuar Asociacionin, sepse të gjithë e kanë pramuar. Tash dallimin nuk e bën nënshkrimi, por bërja. Kush është ai që e bën? Që e nxjerr prej letrave Asociacionin. Dhe kjo sigurisht se ka rëndësi. Shkronjat nuk mund të rrebelohen, apo jo?!”.
“Pranimi i Brukselit është pranim i përmbajtjes. Pranimi i Ohrit është pranim i zbatimit. Tash presioni nuk është mbi diçka të trashëguar nga paraardhësit. Je i lidhur me me veprën tënde. Urtesitë popullore tregojnë: vështirë zgjidhesh kur e lidh veten”, përfundoi Zgjim Hyseni në një bisedë me Nacionalen.