Xhaka nderohet për rekordin e arritur

Granit Xhaka e ka barazuar rekordin e Heinz Hermannit për më së shumti ndeshje të zvhilluara me Zvicrën.

Kapiteni Xhaka të dielën në ndeshjen ndaj Bjellorusisë regjistroi ndeshjen e 118-të me helvetikët. 31-vjeçari më 4 qershor të vitit 2011 debutoi me fanellën e Zvicrës në ndeshjen kundër Anglisë në “Wembley” të Londrës.

Image

Tani mesfushori i Bayer Leverkusenit po e zhvillon ndeshjen e 118-të ndeshje me fanellën e Zvicrës. Xhaka është kapiten i Zvicrës, ndërsa ka shënuar 14 gola. Një ndeshje më pak të zhvilluar se Xhaka për Zvicrën e ka Xherdan Shaqiri, i cili të dielën regjistroi ndeshjen e 117-të, ndërsa ka shënuar 28 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *