Para sulmit në Banjskë, Radoiçiq kishte qëndruar në këtë komunë të Kosovës

Më 24 shtator, Kosova u trondit nga një tragjedi e tmerrshme – një sulm terrorist që rezultoi me vdekjen e rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku, duke ngritur kështu tensionet në pjesën veriore të vendit dhe duke shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare, shkruan Gazeta Neutral.

Në krye të këtij sulmi ishte nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ndaj të cilit,  Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar urdhër-arrest.

Por, ku ishte Radoiçiq para se ndodhte sulmi?

Gazeta Neutral merr vesh nga burimet e saj se para sulmit në Banjskë, Radoiçiq kishte vizituar Gjakovën.

Çfarë ndodhi më 24 shtator në Banjskë?

Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë oficerin e policise, Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovës.

Radoiçiç u mor në pyetje nga Prokuroria e Serbisë në muajin tetor dhe u ngarkua me disa vepra, përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi, por ia konfiskoi dokumentet.

Përmes një letre publike të lexuar nga avokati i tij më 29 shtator, Radoiçiq tha se “personalisht” e ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ai mohoi përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore të Serbisë në sulm.

Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse udhëheqjen shtetërore të Serbisë për sulmin në Banjskë, ndërsa Serbia e mohon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *