Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot bëhen një javë që nga vrasja e policit Afrim Bunjaku.
Ai ka thënë se sulmi terrorist i Serbisë kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.
Sipas tij, përmes pamjeve të siguruara nga dronët e grupit terrorist të cilët u konfiskuan, vërtetohet se përgatitjet për sulm u bënë në Serbi.
“Sot do të shohim në detaje me pamje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë por edhe përgatitjet e këtij grupi në qendrat e trajnimit të Serbisë. Në këtë trajnim janë angazhuar, Vuçiqi… Vuçiqi është munduar ta fshehë faktin se Serbia është angazhuar në organizimin e këtij sulmi”, ka thënë ai.