Prostitucioni po vazhdon të mbetet një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për raste të tilla, kur një numër i madh i të dyshuarve janë me prejardhje nga Shqipëria. Ata po shfrytëzojnë “tregun” në Kosovë për të ushtruar këtë veprimtari.
Për një rast të tillë Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një 44-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, nën dyshimet se është marrë me prostitucion për muaj me radhë, në motelin “Mita” në magjistralen Kaçanik – Ferizaj.
Pas mbledhjes së informacioneve nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, u zbulua se nga muaji prill deri në muajin korrik, e dyshuara ka kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me kayer burra, të moshave 58, 49, 44 23-vjeçare.
Sinjali mëson se rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Kujtojmë se muajt e fundit janë zbuluar një numër i madh i rasteve të prostitucionit.