Futbollistët e Kombëtares së Izraelit janë përballur me një situatë të vështirë para ndeshjes me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Kosova dhe Izraeli takohen më 12 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Gjatë ditës së sotme, ekspedita e Izraelit është nisur drejt aeroportit për të marrë rrugën drejt Kosovës, por që gjatë rrugës janë përballë me një situatë të rëndë.
Teksa autobusi po i bartte ata drejt aeroportit, është lëshuar alarmi për të paralajmëruar evakuimin në një vend të sigurtë, pasi që në drejtim të qytetit izraelit po vinin sulmet me raketa.
Kështu ka raportuar mediumi izraelit, sport1.ill.
Federata e Futbollit e Izraelit ka publikuar madje edhe pamjet ku shihen futbollistët teksa shtriheshin në rrugë.
“Asgjë nuk do të na ndalojë në rrugën tonë drejt Euro 2024” – ka shkruar shtëpia e futbollit e Izraelit.
<a href="http://<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="en" dir="ltr">Nothing will stop us on our way to Euro 2024❗❗❗ <a href="https://t.co/P51OLX6O2i">pic.twitter.com/P51OLX6O2i</a></p>— ISRAEL FA (@ISRAELFA) <a href="https://twitter.com/ISRAELFA/status/1722947299721031993?ref_src=twsrc%5Etfw">November 10, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8">VIDEON MUND TA SHIKONI KETU: