Melinda Ademi provokon me dukjen atraktive në performancën e radhës

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi është prej emrave të estradës më të përfolur, e cila merr vëmendje me secilën paraqitje.

Rap-artistja mbetet e angazhuar me projekte të ndryshme, por edhe koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Autorja e “Mere” shfaqet provokuese në performancat e saj dhe e tillë ishte edhe në një të fundit.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Ajo doli para fansave të saj që ishin mbledhur ta shohin e veshur në të shkurtra, bluzë dhe mini-fund të zi.

Dukja e saj u kompletua me çizme të gjata me ngjyrë të bardhë, teksa kishte makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i la të valëzuara që i binin mbi supe.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Natyrisht, Melinda dhuroi një performanca elektrizues dhe argëtoi fansat e saj me hitet e shumta.

Ndryshe, reperja aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Rina Balaj “Tornado” që u lansua në korrik të këtij viti dhe numëron mbi gjashtë milionë klikime në YouTube.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *