Një tik-toker i njohur shqiptar është arrestuar nga policia greke nën akuzën e dhunës racisre ndaj personave me aftësi ndryshe dhe fyerje ndaj shtresave të pa afta për tu mbrojtur.
Arrestimi i Florian Zani u krye gjatë orëve të pasdites të së martës.
Kanë qenë pikërisht organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi në Zani në rrjetet sociale Tik tok dhe youtube po bënte një transmetim live ku abuzonte dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale.
Përvec kësaj, ai komentonte negativisht afërsitë e tyre si lidhur me drejtimin seksual të kësaj shtrese sipas policisë greke. Komentet e tij shkaktuan shumë reagime në opinionin publik.
Në banesën të cilën kryehej transmetimi live, pasi u arrestua Florian Zani, u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të tik tokerit shqiptar.