Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Dashni” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Fadil Topalli me muzikë dhe orkestrim nga Arti Rec.
Klipi në ndërkohë u realizua në Prizren nga produksioni XL Films.
Përkundër moshës, Fejzullahu po vazhdon të jetë shumë i angazhuar me projekte.
Ai gjithashtu është shumë i kërkuar nëpër mbrëmje dhe ahengje muzikore.