Këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi ka vite që është i pranishëm në ahengje e mbrëmje muzikore anë e kënd botës kudo që ka shqiptar, shkruan Gazeta Neutral.
Ai merr pjesë në mbrëmje të ndryshme si dhe në datat e shënuara si ajo për Ditën e Gruas, megjithatë, këtë 8 mars doli të jetë më ndryshe.
Përmes një njoftimi, këngëtari ka informuar publikun se për arsye shëndetësore nuk ka mundur të marrë pjesë më 9 dhe 10 mars.
“Për shkak të urgjencës shëndetësore, u detyrova të anuloj koncertin me ju zonja dhe nëna të nderuara. Me anë të këtij postimi dua të ju kërkoj falje të gjithve juve një nga një, kërkoj falje edhe organizatorit..”, ka shkruar këngëtari.