Hovenier i këndon pavarësisë së Kosovës

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Geoffrey Hovenier, ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, në pritjen e organizuar në Ambasadë.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se në Ambasadën Amerikane në Prishtinë është mbajtur një pritje për të festuar 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Sonte e festuam festën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë me një pritje dhe performancë të grupit të Forcave Ajrore Amerikane në Evropë, madje pata rastin të ngjitem pak në skenë! I uroj Kosovës 15 vjet pavarësi”, tha Hovenier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *