VV kujton fitoren e 14 shkurtit: Qeverisje pa asnjë skandal korruptiv

Sot bëhen dy vjet nga zgjedhjet e fundit nacionale në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje arriti një fitore plebishitare, duke u bërë subjekti i parë në vend që fitoi mbi 50 për qind të votave.

Përmes një shkrimi në llogarinë e VV-së në Facebook, është kujtuar 14 shkurti duke thënë se u shpërblye sakrifica e mijërave aktivistëve, derisa sa e quajnë se Kosova tashmë qeveriset pa korrupsion dhe me rezultate të dukshme në ekonomi.

“Me qeverisjen e re Kosova ka shënuar arritje në demokratizim, luftim të korrupsionit dhe reformim të institucioneve. Sakrifica e mijëra aktivistëve është shpërblyer e po shpërblehet me një shtet që nuk vjedh, me një shtet që i shpërndan rezultatet e rritjes ekonomike tek qytetarët, përmes pakove të rimëkëmbjes ekonomike, subvencioneve dhe mbështetjes së punësimit të të rinjve e grave”, – thuhet në shkrimin e Vetëvendosjes.

VV-ja thotë se 14 shkurti nuk ishte përfundim, por nisje e një projekti i ludhur me idealet kombëtare.

Rezultati i 14 shkurtit 2021 nuk ishte përfundim, por vetëm nisje e një projekti i cili do të jetë gjithmonë ngushtësisht i lidhur me idealet kombëtare e vlerat shoqërore të cilat i frymëzojnë aktivistët tanë dhe shumë nga qytetarët e Kosovës. Prandaj 14 shkurtin nuk e kujtojmë me nostalgji, por me energji. Ajo nuk është data kur mbaroi aktivizimi për të nisur zyrtarizmi, por data kur aktivizmi u zgjerua në mjetet e qëllimet e veta, për të mirën e Atdheut”, – shkruhet në postimin e VV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *