Publikohen emrat e dy personave që u arrestuan në Prishtinë për dallavere me patentë-shoferë, pretendohen të jenë babë e birë

Policia e Kosovës të martën ka konfirmuar se ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë ndihmuar kandidatët pëer të kaluar testin teorik dhe praktik të marrjes së patent shoferit.

Indeksonline ndërkohë, ka publikuar dy emra për të cilët thotë se janë të arrestuarit, ku mes tjerash, pretendohet se janë babë e birë.

Ismet Muhaxheri dhe Berat Muhaxheri, raportohet të jenë të arrestuarit në lidhje me këtë rast.

Më poshtë, gjeni të plotë komunikatën e policisë:

Pranonin para nga kandidatët për patentë shoferi dhe përmes pajisjeve për komunim në largësi ua mundësonin kalimin e provimeve, bien në pranga të Policisë

Prishtinë 14 shkurt 2023

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘marrje e ryshfetit në sektorin privat’ dhe “bashkryerja”

Me datën 14.02.2023 pas hetimeve intensive disamujore të zhvilluara nga hetues të krimeve ekonomike, është realizuar një urdhëresë e gjykatës, me ç’rast është kontrolluar një autoshkollë në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se pronari i saj në këmbim të parave ua kryen provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve të interesuar.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

• I.M mashkull/kosovar

• B.M mashkull kosovar

Gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale:

– pesë (5) folderë me kopje të testeve që dyshohet se janë të njëjta me teste për patentë shofer,

– një (1) folder me të dhënat e kandidatëve si dhe

– dy (2) pajisje që janë përdorur nga të dyshuarit për komunikim në largësi.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit të dy personave të dyshuar, ndaj tyre është lëshuar aktvendimi për ndalim 48 orë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *