“Efharisto poli file”/ Gazeta turke falenderon Greqinë për ndihmën pas tërmetit

Gazeta turke “Hurriyet” ka falenderuar Greqinë për ndihmën që i ka dhënë  pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit.  Në kopertinën e gazetës shkruhet “Efharisto poli file”.

Siç raporton korrespondenti i Kathimerini dhe SKAI, Manolis Kostidis, populli turk ndjen mirënjohje të madhe ndaj grekëve për ndihmën që kanë ofruar.

Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 37,000 njerëz kanë vdekur dhe numri pritet të rritet.

Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit përfshirë edhe Sirinë ku janë raportuar mbi 3 mijë viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *