Nuk iu shemb asnjë pallat, ndërtuesi turk reagon: Para tërmetit më vunë gjobë se ishin të shëmtuara

Malatja ishte një nga zonat më të goditura nga tërmetet në Turqi. Shumë pallate u shëmbën e të tjera u dëmtuan rëndë.

Dy tërmetet që goditën njëri pas tjetrit, nuk kursyen edhe komplekset që nga jashtë dukeshin si hotele me 5 yje. Nga kjo doli, se shumë ndërtuesë turq kishin abuzuar me fasadën dhe nuk kishin siguruar punime cilësore.

Ndërkohë së fundmi në rrjete sociale po bën xhiro, puna dhe dëshmia e një ndërtuesi të ndershëm.

Sipas mediave lokale, atij nuk iu shemb asnjë pallat, dhe para tërmetit i kishte ndodhur diçka e pazakontë. Ndërtuesi rrëfen se ishte gjobitur me 300 miliardë lira, vetëm se pallatet e tij nuk dukeshin të bukura.

“Atë kohë më vendosën gjobë prej 300 miliardë lirash. Tani po marrin në telefon dhe po thonë ‘Do të japim medalje”,u shprehë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *