Kamermani nga Prishtina, Kllokoqi rrëfen gjendjen pas tërmetit në Turqi

“Vendet janë boshatisur njerëzit nuk kanë se ku të kthehen nuk ka siguri”, kështu e përshkruan gjendjen pas tërmetit kamermani shqiptarë në Turqi. Sylejman Kllokoqi për Kosovalive tregon se ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë 24 orë.

Të ditur bëri se janë rreth 70 shqiptarë të vdekur gjatë këtij tërmeti, lajm ky i konfirmuar edhe nga ambasada e Kosovës në Turqi.

“Sot e mora një lajm të keq në këtë vend ku jam në Kahramanmaras  për shkak se këtu ka qenë epiqendra, por pasi që ka ndodh dridhja të nesërmen është informuar se janë diku afër 7 mijë e 745 që kanë ndërruar jetë. Por çdo ditë duke gërrmuar kanë gjet trupa më shumë dhe sot ka shku numri diku afër 18 mijë e 600 që ëhtë një tragjedi shumë e madhe është qyteti më më së shumti  viktima. Është keq për të gjithë ata që kanë vdek, por sot erdh edhe lajmi nga Ambasada e Kosovës në Turqi e cila konfirmon  se 70 shqipëtar janë të vdekur këtu. Prandaj është shumë rendë, janë duke punuar 24 orë”, pohoi ai.

Kllokoqi tha se ndihmat kanë ardhur nga shumë vende të botës të cilët po ndihmojnë, por është e vështirë këtu se njerëzit po presin jashtë për nxjerrjën e familjarëve.

“Shpresa janë më pak se kanë qenë gërmadhat shumë të mëdha, këtu punohet shumë me kujdes të madh se vijnë këta siç i quajmë ne bagerat i hekun disa rrënoja që janë përreth dhe pastaj specialistët e bejnë punën e tyre me mjetet e tyre se mos ka ndonjë nën rrenoja se mos po merr  frymë dhe bëhet edhe nëse nuk ka prapë vazhdojnë bagerat të punojnë“,tha kamermani Sylejman Kllokoqi nga Associated Press.

Kamermani tha se njerëzit po strehohen nëpër hotele, por Turqia sot ka dal me një lajm se do shfrytëzohen edhe trenat për strehimin e familjarëve.

“I kanë marr qytetet tjera shumë, hotelet, në hotelin ku isha unë në një vend tjetër në të gjitha hotelet nuk ka pas vend, sot e pash një lajm se Turqia ka angazhuar trenat që t’i strehojnë  familjarët nëpër trena. Këtu eshtë edhe një tragjedi më e madhe se shumë banesa si janë rrenuar shumë banesa tjera janë nuk e kanë sigurinë kanë 50 % po ndërsa 50% jo. Edhe në hotel ku isha duke fjetur më thanë se as hoteli nuk është sigurtë domethënë nuk ka siguri edhe ata banorë nuk kanë ku të kthehen”, tregoi ai.

Do duhen vite që ky vend të kthehet siç ka qenë tha ai, Kllokoqi tregon se deri sa po qendron i ka përjetuar edhe tre termete që ishin pas tërmetit shkatrrues të 6 shkurtit.

“Adana një qytet ku isha, një qytet që i ka 2 milionë e 30 mijë banorë hynë në qytet dhe nuk sheh në asnjë ndërtesë asnjë njeri në mbrëmje po flasim nuk i ka dhez dritat që është duke banuar domethënë komplet e kanë lshu ta marrësh me mend sa krejt shqiptaria ne që jemi 2 milionë me lshu një qytet dhe me qenë thatë i boshatisur. Por falë Zotit Turqia është e fortë dhe me anë të miqëve të botës e kalon e përballon këtë”, tha Kllokoqi.

Nga tërmeti prej 7.8 ballë në Turqi dhe Siri kanë humbur jetën më shumë se 37 mijë persona.

“Vendet janë boshatisur njerëzit nuk kanë se ku të kthehen nuk ka siguri”, kështu e përshkruan gjendjen pas tërmetit kamermani shqipëtar në Turqi. Sylejman Kllokoqi për Kosovalive tregon se ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë 24 orë.

Të ditur bëri se janë rreth 70 shqipëtar të vdekur gjatë këtij tërmeti, lajm ky i konfirmuar edhe nga ambasada e Kosovës në Turqi.

“Sot e mora një lajm të keq në këtë vend ku jam në Kahramanmaras  për shkak se këtu ka qenë epiqendra, por pasi që ka ndodh dridhja të nesërmen është informuar se janë diku afër 7 mijë e 745 që kanë ndërruar jetë. Por çdo ditë duke gërrmuar kanë gjet trupa më shumë dhe sot ka shku numri diku afër 18 mijë e 600 që ëhtë një tragjedi shumë e madhe është qyteti më më së shumti  viktima. Është keq për të gjithë ata që kanë vdek, por sot erdh edhe lajmi nga Ambasada e Kosovës në Turqi e cila konfirmon  se 70 shqipëtar janë të vdekur këtu. Prandaj është shumë rendë, janë duke punuar 24 orë”, pohoi ai.

Kllokoqi tha se ndihmat kanë ardhur nga shumë vende të botës të cilët po ndihmojnë, por është e vështirë këtu se njerëzit po presin jashtë për nxjerrjën e familjarëve.

“Shpresa janë më pak se kanë qenë gërmadhat shumë të mëdha, këtu punohet shumë me kujdes të madh se vijnë këta siç i quajmë ne bagerat i hekun disa rrënoja që janë përreth dhe pastaj specialistët e bejnë punën e tyre me mjetet e tyre se mos ka ndonjë nën rrenoja se mos po merr  frymë dhe bëhet edhe nëse nuk ka prapë vazhdojnë bagerat të punojnë……Vertetë është një tragjedi, tragjedi e madhe sidomos këtu në qytetin ku jam se po më duket këtu në krahasim me qytetet tjera këtu ka pas ndërtesa edhe të vjetra mjaftë afër 50 deri 100 vjetë, kurse në qytet tjera ka pas ndërtesa nga 17 katë të cilat nuk kanë qenë të sigurta, por sidoqoftë në krahasim me qytetin ku ka qenë edhe epiqendra këtu është katastrofa më e madhe në qoftë se shifra ka shkuar në 35 mijë në Turqi atëherë 20 mijë janë vetëm prej këtij qyteti ku kanë ndërruar jetë edhe ata 70 shqipëtar”, tha kamermani Sylejman Kllokoqi nga Associated Press.

Kamermani tha se njerëzit po strehohen nëpër hotele, por Turqia sot ka dal me një lajm se do shfrytëzohen edhe trenat për strehimin e familjaëve.

“I kanë marr qytetet tjera shumë, hotelet, në hotelin ku isha unë në një vend tjetër në të gjitha hotelet nuk ka pas vend, sot e pash një lajm se Turqia ka angazhuar trenat që t’i strehojnë  familjarët nëpër trena. Këtu eshtë edhe një tragjedi më e madhe se shumë banesa si janë rrenuar shumë banesa tjera janë nuk e kanë sigurinë kanë 50 % po ndërsa 50% jo. Edhe në hotel ku isha duke fjetur më thanë se as hoteli nuk është sigurtë domethënë nuk ka siguri edhe ata banorë nuk kanë ku të kthehen”, tregoi ai.

Do duhen vite që ky vend të kthehet siç ka qenë tha ai, Kllokoqi tregon se deri sa po qendron i ka përjetuar edhe tre termete që ishin pas tërmetit shkatrrues të 6 shkurtit.

“Adana një qytet ku isha, një qytet që i ka 2 milionë e 30 mijë banorë hynë në qytet dhe nuk sheh në asnjë ndërtesë asnjë njeri në mbrëmje po flasim nuk i ka dhez dritat që është duke banuar domethënë komplet e kanë lshu ta marrësh me mend sa krejt shqiptaria ne që jemi 2 milionë me lshu një qytet dhe me qenë thatë i boshatisur. Por falë Zotit Turqia është e fortë dhe me anë të miqëve të botës e kalon e përballon këtë”, tha Kllokoqi.

Nga tërmeti prej 7.8 ballë në Turqi dhe Siri kanë humbur jetën më shumë se 37 mijë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *