Një 41-vjeçar është vrarë të dielën në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.
Avokati mbrojtës i njërit nga të dyshuarit, L.B, Shefqet Hasimi ka treguar për Nacionalen se si ka ndodhur ngjarja, teksa shton se e gjitha ndodhi për disa motive të ulëta.
“I mbrojturi im, L.B, nuk e ka pranuar veprën, por ka pranuar se ka qenë pjesëmarrës së bashku me të dyshuarin A.M, ku sipas tij ai e ka përdorë mjetin e mprefte thikën dhe rasti ka përfunduar me fatalitet”, tha Hasimi për Nacionalen.
Hasimi tregoi se ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një makine të cilën L. B., ka tentuar ta thej dhe më pas ka filluar përleshja.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, A.M., dhe L.B., të dy nga 26 vjeç.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj në një përgjigjje përNacionalen ka thënë se të dyshuarit janë dërguar në mbjatje për 48 orë, ndëra është sekuestruar edhe mjeti me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.
Aktualisht, ajo çka mund të themi është se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona, të dyshuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit është sekuestruar mjeti i mprehtë (thika), e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”- ka thënë Ulaj.
Ndërsa nga Policia e Kosovës, pak kohë më parë ka deklaruar se janë duke ndërrmarrur të gjitha veprimet për të zbardhur sa më parë krejt të vërtetën e kësaj ngjarje, që ndodhi në Fushë Kosovë.