Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sot në Kuvendin e Kosovës ku kryeministri, Albin Kurti po raporton për dialogun Kosovë-Serbi dhe për planin franko-gjerman.
Haradinaj ka thënë se plani franko-gjerman është i pranueshëm për të dhe partinë e tij pasi që këtë plan e përkrah Amerika.
Ai ka thënë se plani franko-gjerman është marrëveshja finale dhe sipas tij, më nuk do të ketë marrëveshje dhe se kushdo që mendon se do të ketë marrëveshje tjetër, sipas Haradinajt, është gabim.
“Kosova jo ta kthen vetën në palën humbëse dhe jo ta vlerëson vetën si pala që s’ka kry punë. Unë besoj që duhet të sillemi ndryshe, për ne kjo është marrëveshja finale, nuk do të ketë më marrëveshje me Serbinë. Që të thuhet se ka edhe një marrëveshje dhe dialog, këtu gabojnë, unë besoj që kjo është ndarja finale me Serbinë, kjo marrëveshje e aleatëve tonë që kanë qenë këtu, vërtetë quhet plan franko-gjerman për është amerikan dhe evropian.” – ka thënë ai ndër të tjera.
Ai ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të pranohet pasi siç ka thënë ai: “konfirmimin e kemi prej atyre që japin fjalë e që nuk janë që nuk kanë me i mbajtë” duke nënkuptuar në përkrahjen e Amerikës.