Kurti mbron planin franko-gjerman në Kuvendin e Kosovës

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe në lidhje me planin franko-gjerman.

Kurti në fjalën e tij provoi të tregonte se propozimi franko-gjerman, që ishte rrjedhojë e kornizës së përgjithshme, ishte rezultat i presionit të bërë nga Qeveria e saj.

“Josep Borrell për herë të parë në më shumë se dymbëdhjetë vjet dialog e bëri hapin e madh më 18 gusht të vitit të kaluar. Për herë të parë u vendos korniza e përgjithshme e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë… takimi i datës 18 gusht ishte qartazi rezultat i presionit të Qeverisë tonë.– u shpreh z. Kurti në foltoren e Kuvendit.

Më pas, ai shpjegoi edhe hapat e mëtejmë në verën e vitit të kaluar.

“Më 9 shtator 2022 erdhën dy emisarë të lartë në Prishtinë. Ata prezantuan para meje një propozim të bazuar në njohjen de fakto. Emisarët dhe lehtësuesi i dialogut më kërkuan që të respektoj dy parime procedurale… 1) respektimin e parimit të konfidencialitetit; 2) që ta konsideroja atë seriozisht, në kuptimin që refuzimi i tij do të ndikonte në marrëdhëniet e Kosovës me shtetet sponsorizuese (Francën dhe Gjermaninë)” – vazhdoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *