Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, shtetas i Turqisë, kishte tentuar të udhëtonte me dokumente të falsifikuara.
I dyshuari është kapur në Aeroportin e Prishtinës Adem Jashari mbrëmë rreth orës 19:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj me dokument të falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan Neutral.