Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në familjen Hamiti në Prishtinë. Familjari i tyre, Arsim Hamiti u ther për vdekje me thikë rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.
Fatkeqësisht 41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe u dërgua në Emergjencë pa shenja jete, ku u konfirmua vdekja e tij. Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast.
Përveç Policisë, lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët në rrjetet sociale, ku kanë shkruar fjalë prekëse për të ndjerin.
“Nuk do ta besoja asnjëherë që do ik kaq shpejt, kishim shumë plane vëlla Arsim, por të pashpirtët ta morën jetën. Qofsh i parajsës Cimo…”, ka shkruar motra, teksa edhe vëllezërit e tij janë shprehur të pikëlluar.