Kurti fton qytetarët të aplikojnë në konkurset e Ndërmarrjeve Publike

Kryeministrit Albin Kurti ka shkruar një status në të cilin ka ftuar qytetarët të aplikojnë në konkurset e ndërmarrjeve publike. Sipas Kurtit, rimëkëmbja e ndërmarrjeve publike varet nga angazhimi i prefesionistëve.

“Ne jemi të bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik ngase operojnë në sektorët kyç të ekonomisë si ai i energjetikës, minierave, komunikimeve postare e elektronike, transportit hekurudhor, e ujërave.” – shkroi Kurti.

Tutje, Kurti i ka ftuar të gjithë, e posaçërisht gratë, të konkurrojnë për ndërrmarje publike.

“Andaj, ftojmë të gjithë, veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme.” – shkroi tutje Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *