Sindikata e Re e KEK-ut ka paralajmëruar greva nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për ngritje të pagave dhe shujtës së ushqimit.
Sindikata e Re KEK-ut përmes një letre dërguar bordit kanë bërë të ditur se që nga prilli i vitit të kaluar kanë kërkuar në vazhdimësi rritjen e paga dhe rritjen e vlerës së shujtës së ushqimit nga 1 euro e 74 cent në 5 euro.
Sipas sindikatës për rritjen e pagave nuk kanë pasur ndonjë përgjigje, ndërsa për shujtën e ushqimit kanë pasur premtime, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Të nderuar anëtarë të Sindikatës së KEK-ut dhe punëmarrës, ne kemi kërkuar që nga Prilli i vitit të kaluar dhe në vazhdimësi, ngritjen e pagave dhe shujtës se ushqimit, deri më tani nuk kemi ndonjë përgjigje për kërkesën e ngritjes së pagave, ndërsa për shujtën e ushqimit edhe pse në dy takimet e fundit kemi pasur premtime një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ne po shpresojmë se kërkesat tona do të realizohen, për ndryshe jemi të detyruar të veprojmë sipas Statutit Sindikal e që është Greva.” – thuhet në njoftim.