Njeriu i afërt me VV-në merr pozitën e rëndësishme në Telekom

Feim Kelmendi, është zgjedhur sot  Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ky institucion.

“Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A, me datën 10.02.2023, me vendim unanim zgjodhi z. Feim Kelmendi në pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës Sh.A.Me datën 18.01.2023, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim, për pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit, në mesin e pesë (5) aplikacioneve të pranuara, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve/aplikacioneve ka përzgjedhur në listën e ngushtë për intervistim tre (3) kandidatë.Me datën 09.02.2023, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim të procesit të përzgjedhjes ka intervistuar kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë për pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit të Telekomit të Kosovës Sh.A.Komisioni në bazë të metodologjisë për vlerësimin e Zyrtarëve të Lartë, të përcaktuar nga Partneri zbatues për monitorim (BDO), ka bërë poentimin e të gjithë kandidatëve të intervistuar, ku z. Feim Kelmendi është vlerësuar nga Komisioni Vlerësues me më së shumti pikë” thuhet në njoftim, raporton Gazeta Blic.

Megjithëse nga Bordi i Drejtorëve po konstatohet se i gjithë procesi i rekrutimi për këtë pozitë ka qenë i rregullt, Kelmendi del të jetë një përkrahës i ‘zjarrtë’ i Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila ka aktualisht ka pushtetin.

Në një kërkim të thjeshtë në rrjetin e tij social Facebook, shihet se ka shpërndarë fotografi të liderit të VV-së, njëherësh kryeministër i vendit, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeminsitrit Besnik Bislimi.

Në secilën fotografi të Kurtit ai shpreh hapur admirim për kryetarin e LVV-së dhe politikat e kësaj partie.

“Gazeta Blic” i’u sjell disa nga fotot e shpërndara nga Kelmendi që tregojnë afërsinë e tij me VV-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *